“Revolucionarët” e Prishtinës Foto: Koha

“Revolucionarët” e Prishtinës

04 shkurt 2018 09:32

Bodrumet e garazhet shpesh kanë shërbyer si vende ku formësohen idetë politike nga më radikalet. Vende të tilla janë vende të përshtatshme për ide, të cilat rëndom pjesa më e madhe e shoqërisë i kategorizon si të papranueshme.

Termi “radikal” buron nga fjala latine “radic”, që ka kuptimin e rrënjës. Grupet radikale rëndom synojnë ndryshimin rrënjësor, e që në terme të tjera nënkupton përmbysje sistemi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy grupe të tilla janë formuar kohët e fundit në pjesën urbane të Prishtinës. Në një bodrum të njërës prej lagjeve qendrore të Prishtinës dy grupe, të cilat vetëquhen radikale, janë organizuar për t’i përhapur idetë e tyre.

Ata e quajnë veten revolucionarë. Njëri i quajtur “Platypus” kategorizohet si grup marksist, ndërsa tjetri anarko-sindikalist – të dyja këto rryma që njihen si të majta radikale. Ky grup i të rinjve, i përbërë prej 5 personave, kryesisht studentë filozofie e sociologjie, kanë krijuar një qendër të quajtur “Sabota”. Sipas tyre, qendra është ideuar si bërthamë për aktivitetet dhe organizimet e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme