“Spidermani” 55 vjeç ngjitet në ndërtesën 185 metërshe

“Spidermani” 55 vjeç ngjitet në ndërtesën 185 metërshe

17 mars 2018 21:00

Tashmë është në moshën 55-vjeçare, por sërish Alain Robert vazhdon të bëjë çmenduri.

Këtë herë “Spidermani francez”, siç njihet ai, është ngjitur në një ndërtesë 185 metra të lartë në Paris, pa asnjë element sigurie.

Image

Alain Robert është i njohur për ngjitjen e më shumë se 150 ndërtesave më të larta në botë, ku në të kaluarën është ngjitur edhe në Burj Khalifa dhe në kullën Eiffel.

Ai ka nisur që në moshën 11-vjeçare ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa është shprehur se nuk do të heqë dorë nga “hobi i tij i çmendur” deri në fund të jetës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme