Kultura një hap më afër sponsorizimeve nga bizneset

Kultura një hap më afër sponsorizimeve nga bizneset

13 mars 2018 09:50

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka finalizuar edhe hapin e fundit në raport me Ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Me këtë hapen dyert që bizneset të mundë të mbështesin financiarisht këto fusha, e të lirohen prej tatimit për shumën që ndajnë.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të hënën ka nënshkruar vendimin për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin e vërtetimit për sponsorizime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komisioni që përbëhet nga Betim Jahaj, zyrtar ligjor në Departamentin ligjor të MKRS-së, si kryesues, dhe anëtarët Servete Lika, zyrtare e lartë financiare në Divizionin e Financave, Kamuran Goranci, udhëheqës i Divizionit në Departamentin e Kulturës, Xhevat Bajrami, udhëheqës i Departamentit të rinisë dhe Afërdita Fazliu, udhëheqëse e Divizionit për federata në Departamentin e sportit, ka mandat dyvjeçar me mundësi rizgjedhjeje.

Sipas njoftimit të MKRS-së, komisioni në punën e tij do të ketë të gjitha përgjegjësitë që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve zyrtare dhe të sigurojë zbatimin e plotë të akteve normative që rregullojnë çështjen e sponsorizimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme