“Lulet e Marsit” për Epopenë e UÇK-së

“Lulet e Marsit” për Epopenë e UÇK-së

07 mars 2018 10:38

“Lulet e Marsit”, një koreodramë e koreografit Xhemali Berisha, u dha premierë të hënën mbrëma në ambiente të “Shotës”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Me koreografi të Xhemali Berishës dhe muzikë e orkestrim të Ylber Asllanajt, kjo koreodramë iu dedikua 20-vjetorit të rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kjo koreodramë vë në spikamë luftën dhe sakrificën sublime të tre brezave të familjes Jashari, duke filluar me prologun e Shaban dhe Zahide Jasharit dhe bekimin që ata i japin Ademit për rezistencë. Vazhdon me ekspozenë e përgatitjes për rezistencë dhe rezistencës së armatosur të burrave dhe grave të familjes Jashari, dhe përfundon simbolikisht me një homazh të 13 fëmijëve (numri i fëmijëve të vrarë të familjes Jashari në datat 5,6 dhe 7 Mars 1998), të cilët skenikisht paraqiten me nga një lule dhe një qiri, përderisa kryepersonazhi, i luajtur nga solisti i Ansamblit, Besnik Grajcevci, shndërrohet në lapidar. Kjo konform simbolikës tashmë të njohur ‘Ai është i gjallë’”, është shkruar në një komunikatë të dërguar nga “Shota”. “Lulet e Marsit” do të shfaqet sot (e mërkurë) në Skënderaj.

Image

“Nuk është ky dokumentar ta përshkruajmë ngjarjen, por kam përshtypjen se Trupa e Ansamblit kësaj here ka qenë jashtëzakonisht e mobilizuar edhe emocionalisht, edhe fizikisht, për shkak të peshës së ngjarjes, e bashkëndjesisë me gjithë kombin”, ka thënë Asllanaj, i cili muajin e kaluar u rizgjodh udhëheqës artistik i “Shotës” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme