Rama nderohet në SHBA me Çmim për Pluralizmin Kulturor

Rama nderohet në SHBA me Çmim për Pluralizmin Kulturor

06 mars 2018 09:13

Në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i është dorëzuar sot Çmimi për Pluralizmin Kulturor, nga i emëruari i presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, të shoqëruar edhe nga një video ku jepen pamje nga ceremonia e marrjes së çmimit.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të Çmimit për Pluralizmin Kulturor, dorëzuar nga i emëruari Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer”, shkruan Rama.

Më tej, ai vë në dukje se ky çmim jepet për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjes të së vërtetës historike, që vetë Rama e konsideron një nder të veçantë për Shqipërinë. Sipas Ramës, Shqipëria rrezaton me shembullin e saj mbrojtës të popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe pa diskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, ka përfunduar Rama.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme