“Should I say or should I go” për dilemën midis guximit dhe heshtjes

“Should I say or should I go” për dilemën midis guximit dhe heshtjes

06 mars 2018 09:51

“Should I stay or should I go” – kënga e famshme e bendit britanik “The Clash” e vitit 1981 – është e para që bie ndërmend kur sheh në ballë të galerisë.

Me pak vëmendje, vizitori e heton që titulli i veprës, sipas së cilës ka marrë emrin ekspozita, dallon nga kënga e kënduar së pari nga Mick Jones, e që vazhdon të jetojë edhe sot, shkruan sot “Koha Ditore”.

Artisti Driton Hajredini sikur e bën konfuz vizitorin kur përcaktohet ta vërë mbi njërën prej pikturave mbishkrimin “Should I say or should I go” (A duhet ta them apo duhet të shkoj).

Piktura poshtë mbishkrimit është realizuar më 2018. Me ngjyra vaji në pëlhurë, piktori, që njihet edhe për art konceptual, ka pasqyruar sorrën mbi një mikrofon. Në një metaforë për njeriun, dilema duket e qartë: a duhet të thotë diçka apo thjesht të shkojë.

Gjithçka ndodh brenda një valixheje të hapur. Valixhet edhe ashtu janë elementi që e dallon punën e Hajredinit. Në nëntë piktura që i ka ekspozuar të hënën mbrëma në galerinë “Monet” në kryeqytet, valixhja është kryefjalë. Në disa piktura ajo është më e hapur, në të tjera qëndron e mbyllur.

Njëra titullohet “Gramafoni” e realizuar më 2005 dhe mbi të qëndron një pllakë gramafoni. Në tjetrën sorra ndodhet brenda valixhes së hapur në gjerësi. Dilema “A duhet ta them apo duhet të shkoj” është pikturuar me mjeshtëri. Ekspozita e pestë personale e Hajredinit, i cili ndan kohën ndërmjet Kosovës e Gjermanisë, përmbledh vepra të realizuara nëpër vite të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme