“Shota” në pritje të drejtorit, akuza për ndërhyrje politike

“Shota” në pritje të drejtorit, akuza për ndërhyrje politike

01 mars 2018 08:28

Prishtinë, 1 mars – Katër kandidatë për drejtor të ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota” janë intervistuar të mërkurën. Shefqet Gjocaj, Mehmet Xhemajli, Arta Mulliqi dhe Sevdije Ajeti i janë përgjigjur Këshillit Drejtues. E dy prej atyre që ia kanë mësyrë kësaj pozite, Agim Gëguri e Dilaver Kryeziu, nuk janë ftuar fare.

Pikërisht ky i fundit ka akuzuar se në rastin e tij ka ndërhyrje politike. Këshilli Drejtues i këtij institucioni ka marrë vendim të mos e ftojë Kryeziun për intervistim, për shkak të vendimit të komisionit disiplinor të vitit 2012 që kishte të bënte me rastin e kamerave, për të cilën gjë ai u shkarkua nga pozita e drejtorit. Tash koreografi Kryeziu me ankesën për përjashtim nga gara, ka mbërritur deri në Inspektoratin e Punës të Regjionit të Prishtinës.

Konkursi për drejtor të “Shotës” qe mbyllur më 29 janar, për t’u vazhduar për shtatë ditë, për të arritur pranimin e balancuar të aplikacioneve nga aspekti gjinor dhe etnik. E prej datës 5 të muajit shkurt, e deri të mërkurën pasdite nuk është marrë vendimi se kush do të udhëheqë me “Shotën” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)..

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme