“Prishtina Winter Jazz Week” për rikthimin e traditës

“Prishtina Winter Jazz Week” për rikthimin e traditës

28 shkurt 2018 10:00

Prishtinës po i rikthehet tradita e jazz-koncerteve e ndërprerë para tre vjetësh. Adhuruesit e këtij zhanri për tri ditë me radhë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një udhëtimi muzikor me muzikantë vendorë e ndërkombëtarë. “Prishtina Winter Jazz Week” do të nisë edicionin e tij të parë të hënën e javës që vjen.

Jazz-muzikanti i njohur kosovar, Nesim Maxhuni, ka marrë përsipër që të vërë themelet e një festivali të tillë, i ngjashëm me atë që jazz-pianisti i njohur Ilir Bajri e organizoi për një dekadë me radhë, e që u bë shenjë identifikuese e kryeqytetit duke sjellë alamet muzikantësh, shkruan sot “Koha Ditore”. Mungesa e një ngjarjeje të tillë ka qenë evidente në mesin e komunitetit, por edhe për publikun kosovar.

Këtë synim ka edhe “Prishtina Winter Jazz Week”. Që në edicionin e parë, “Java...” duket premtuese.

Bateristi amerikan Gregory Hutchinson është një prej emrave që sjell. “Jazz Magazine” e ka përshkruar atë si “bateristin më të mirë të gjeneratës së tij”, i cili do të shoqërohet nga një tjetër muzikant i njohur amerikan, Philip Dizack. I cilësuar nga “DownBeat Magazine”, si njëri prej 25 trumpetistëve për të ardhmen në vitin 2007 garoi si gjysmëfinalisti më i ri në “Thelonious Mon Jazz Competition”, përderisa ishte fituesi më i ri ndonjëherë i garës “Carmine Caruso International Jazz Trumpet Competition” në vitin 2005. Bashkë me ta në skenë do të jetë edhe kontrabasisti Joe Sanders, i cili qysh vitin e kaluar bën turne rregullisht me ansamblin e tij “Joe Sanders Infinity”.

Sipas Maxhunit, emra të tillë nuk është e lehtë të sillen në Prishtinë nga Amerika, por ia ka dalë ta bëjë këtë pasi ata ishin afër me një turne nëpër Evropë. Ai ka paralajmëruar se ky edicion do të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të bukur me shumë muzikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme