Zbulohet nekropoli me varreza të priftërinjve antikë të zotit egjiptian Tot

Zbulohet nekropoli me varreza të priftërinjve antikë të zotit egjiptian Tot

26 shkurt 2018 17:58

Një ekip gërmimi ka zbuluar një grup të varrezave për të cilat besohet se iu takojnë priftërinjve nga koha antike e zotit egjiptian Tot.

Nekropoli i lashtë egjiptian përmban 40 varreza, statuja të vogla dhe varëse me përshkrimin “Urime Viti i Ri”, shkruan Sky News.

Ministri i Antikitetit i Egjiptit, Khaled El-Enany, tha se zbulimi është bërë në afërsi të Tuna al-Gabal, në jug të Kajros.

Ky vend konsiderohet 2.000 vjeçar dhe pritet të marrë edhe pesë vjet kohë për vazhdimin e gërmimeve, transmeton Ksp.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme