Dënohen vjedhësit i gjësendeve nga vetura dhe blerësi i tyre

Dënohen vjedhësit i gjësendeve nga vetura dhe blerësi i tyre

08 mars 2018 12:22

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve, njofton kumtesa nga Gjykata.

Të akuzuarit me iniciale SH.Q. dhe B.L. nga Prizreni, se më 24.01.2018, rreth orës 15.30 minuta, në Prizren në bashkë kryerje me qëllim të përvetësimit kanë thyer automjetin “Golf II” dhe nga aty kanë marrë radio, telefon mobil, dhe sende të tjera me vlerë, transmeton Koha.net.

Gjykata i ka shpallur fajtor dhe ua ka shqiptuar dënimin –secilit- me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 400 (katërqind) euro.

I akuzuari me iniciale A.M. më 24.01.2018 rreth orës 16.00, në Prizren pranon pasurinë e përfituar nga kryerja e veprës penale të vjedhjes nga të akuzuarit SH.Q dhe B.L.. Andaj gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale blerja, posedimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 345 par.1 i KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim me kusht prej 2 muaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme