Pesë fshatra kërkojnë rehabilitimin e shtretërve të lumenjve Foto: Koha / ilustrim

Pesë fshatra kërkojnë rehabilitimin e shtretërve të lumenjve

07 mars 2018 10:54

Prej më shumë se tri ditë banorët e fshatit Tërrn, Lubovc, Babush, Bablak, Koshare të Komunës së Ferizajt po vazhdojnë të ballafaqohen me vërshime si pasojë e shkrirjes së borës.

Megjithëse janë pastruar dy vjet më parë shtretërit e lumenjve, telashet me vërshime sërish po paraqiten nëpër këto lokalitete. Komuna tashmë e ka të hartuar një projekt ideor për rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, mirëpo mundësitë buxhetore po e pamundësojnë realizimin e tij.

Sidoqoftë zyrtarët komunalë janë zotuar se gjatë këtij viti do t’i pastrojnë të gjitha kanalet dhe rrjedhën e lumenjve përgjatë këtyre lokaliteteve me qëllim për parandalimin e vërshimeve.

Këto ditë vërshimet kanë dëmtuar dhjetëra hektarë nëpër parcela bujqësore, ndërkohë Komisioni komunal brenda një të ardhme të afërt pritet të dalë me vlerësim të dëmeve. Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se derisa të realizohet një projekt madhor dhe afatgjatë për trajtimin e lumenjve në Ferizaj, do të angazhohen për çdo vit të bëjnë investime për hapje të kanaleve të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme