Evakuohen 19 familje në Mitrovicë Foto: Koha / ilustrim

Evakuohen 19 familje në Mitrovicë

06 mars 2018 12:04

Pas daljes nga shtrati i lumit Sitnica në Mitrovicë, fshatrat Frashër, Lisicë, lagjja 2 Korriku dhe Parku i Biznesit në Mitrovicë janë përfshirë nga vërshimet.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, vërshimet janë kryesisht në rrjedhën e lumit Sitnica. Dragaj tha se dje deri në mesnatë është bërë evakuimi i 19 familjeve.

“Ka pasur nevojë për evakuim të familjeve në fshatin Lisicë, ku kemi evakuar 13 familje, dhe në lagjen 2 Korriku 6 familje” tha Dragaj për kallxo.com.

Shkrirja e borës dhe reshjet e shiut, kanë shkaktuar ngritjen e nivelit të ujit dhe daljen nga shtrati të lumenjve dhe përroskave, duke shkaktuar vërshime edhe në disa lokalitete të Komunës së Podujevës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme