VV-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjes së zëvendëskryesuesit në Shtërpcë

VV-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjes së zëvendëskryesuesit në Shtërpcë

06 mars 2018 10:51

Komuna e Shtërpcës ka shpërfillur vendimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe procedurat për zgjedhjen e zëvendëskryesuesit të KK-së për komunitetet pakicë, ndërkaq Vetëvendosje ka kërkuar nga e njëjta ministri që ta kthejë procesin në pikën zero.

Ky subjekt pretendon se kryetari i Komunës, Bratislav Nikolic, nëpërmjet KK-së ka bërë përzgjedhjen e zëvendëskryesuesit me vota të këshilltarëve të KK-së duke shpërfillur rekomandimet dhe vendimet e MAPL-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prandaj derisa ky kryetar qeveris me Komunën së bashku me koalicionin me PDK-në, në mënyrë të jashtëligjshme ka zgjedhur zëvendëskryesues të KK-së këshilltarin nga ky subjekt Garip Sahiti, i cili në zgjedhjet e fundit lokale kishte marrë vota (949) barabartë sa këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Rifat Rrustemi.

“Kërkojmë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, respektivisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim, të interpretojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Shtërpcës, dhe si të tillë procedurën e zëvendëkryesuesit të Kuvendit Komunal në Komunën e Shtërpcës ta kthejë nga fillimi, duke kërkuar respektimin e dispozitave të ligjit dhe udhëzimeve të MAPL-së për këtë çështje”, thuhet midis të tjerash në shkresën e VV-së dërguar MAPL-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme