Vërejtje borxhlinjve të Suharekës me mbi 1 mijë euro të pashlyera për tatimin në pronë

Vërejtje borxhlinjve të Suharekës me mbi 1 mijë euro të pashlyera për tatimin në pronë

06 mars 2018 10:22

Komuna e Suharekës ka njoftuar se së shpejti do të nisë shpërndarjen e vërejtjeve lidhur me borxhet në emër të tatimit në pronë.

Këto vërejtje do t’u dërgohen palëve që kanë mbi 1 mijë euro obligime të papaguara për këtë lloj tatimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Informata lidhur me këtë çështje është dhënë të hënën në mbledhjen e Këshillit të drejtorëve komunalë nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave.

“Nga DEF-i u tha se janë bërë listat e borxhlinjve me mbi 1.000 euro borxhe dhe shuma totale e borxhlinjve është 1 milionë e 80 mijë euro, për çka së shpejti do të nisë dërgimi i kërkesave për shlyerje borxhesh”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale të informimit. Kjo zyrë ka sqaruar se bëhet fjalë për borxhet e tatimit në pronë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme