Personat me aftësi të kufizuara në Podujevë përballen me mungesë infrastrukture Foto: Koha / ilustrim

Personat me aftësi të kufizuara në Podujevë përballen me mungesë infrastrukture

06 mars 2018 09:17

Komunarët e Podujevës janë kritikuar nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për moszbatim të ligjeve në raport me personat me nevoja të veçanta.

Sipas tyre, kjo kategori ballafaqohet me mungesë të pjerrinave, ndërsa edhe aty ku ka nuk i plotësojnë standardet e kërkuara të pjerrtësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këshilltari nga kjo parti, Vendenis Lahu, ka thënë se Komuna e Podujevës nuk është duke e zbatuar as rregullin ligjor kur bëhet fjalë për punësimin e këtyre personave. Kur po diskutohej për mjetet financiare që shoqata “Handikos” në Podujevë kishte kërkuar nga Komuna e Podujevës për aktivitetet që do t’i zhvillojë gjatë këtij viti, Lahu ka thënë se njësoj duhet të ndihmohen edhe shoqatat e tjera.

“Ne shprehim mbështetjen për të ndihmuar me mjete financiare qendrën rehabilituese “Handikos”. Sigurisht duke pasur parasysh numrin e madh të anëtarëve rreth 900, kjo është një shumë simbolike dhe nuk i plotëson nevojat e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme