Dashi

Dashi

21.03-20.04

Puna e madhe dhe përkushtimi do të rezultojnë në bonus, shpërblim a ngritje në detyrë. Të tjerët janë të impresionuar nga shkathtësia juaj për të vënë rregull në situata kaosi. Edhe punonjësit më problematik e departamentet e vështira rregullohen kur ju jeni në detyrë. Po kërkoni punë? Mos hezitoni të aplikoni për një pozitë të shquar në një kompani që gjithmonë e keni admiruar. Burimet njerëzore do të impresionohen nga personaliteti juaj.

Demi

Demi

21.04-20.05

Miku juaj i ngushtë apo partneri ka ndikim të mirë tek ju. Tendenca për t’u marrë me rutina të njohura ua ka penguar përparimin. Tani që jeni me këtë person, e keni më lehtë të provoni gjëra të reja. Është sfidë por edhe stimulim të shkoni në një udhëtim të gjatë apo të fitoni një nivel të avancuar shkollimi. Do ta shijoni punën me një profesor që do t’ju detyrojë të punoni më shumë se zakonisht.

Binjakët

Binjakët

21.05-20.06

Sharmi juaj është evident para të gjithëve. Do të ktheheni në magnet dashurie. Ka shumë shans që do të dashuroheni në një koleg/e që po flirton me ju. Keni kujdes të mos e përzieni biznesin me kënaqësinë. Nëse jeni në lidhje dashurie, njëri prej jush duhet ta gjejë një punë të re. Nuk dëshironi të sakrifikoni reputacionin profesional. Jeni të papunë? Nuk do të jeni për kohë të gjatë, sepse i keni afër të paktën dy oferta pune.

Gaforrja

Gaforrja

21.06-20.07

Është koha e duhur të lansoni një projekt për pastrimin e shtëpisë. Kur krijoni një ambient të pastër e me rend edhe produktiviteti juaj rritet. Po ashtu edhe stresi do të zhduket. Kur shkoni në shtëpi dhe gjeni kaos mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj. Nëse ju duket shumë e ngarkuar një punë e tillë, paguani një shërbim pastrimi. Konsideroni që këto shpenzime janë investim për rehatinë e mendjes suaj.

Luani

Luani

21.07-20.08

Mbajeni private një lidhje pasionante. Nuk keni dëshirë që të tjerët të përzihen në lidhjen tuaj. Në të kaluarën, keni qenë shumë të koncentruar me atë që njerëzit mendojnë për jetën tuaj private. Sa më shpejt që e largoni këtë preokupim aq më mirë. Duhet t’u besoni instinkteve kur është fjala për punët e zemrës. Jeni beqarë? Do ta takoni një person të veçantë në një klub nate, grup ambientalist apo dyqan antikitetesh.

Virgjëresha

Virgjëresha

21.08-20.09

Dikush po përpiqet t’ua marrë zemrën. Është edhe interesante edhe konfuze të jeni në fokus të gjithë kësaj vëmendje. Lini mënjanë frikën dhe mbështetuni tek dashuria. Nëse tashmë jeni në lidhje, aranzhoni një udhëtim të shkurtër me të dashurin. Kur e ndërroni pak ambientin do të ndiheni shumë më mirë. Do të kaloni kohë të mirë kur dilni bashkë. Vishuni bukur dhe shkoni në një restorant, koncert a shfaqje.

Peshorja

Peshorja

21.09-20.10

Një i afërm zemërgjerë do t’ju japë një dhuratë. Është mirë ta vendosni në një vend ku mund të shihet. Sa herë që e shihni këtë artikull, do të ndjeni njëfarë ndjenje ngrohtësie. Nëse ju është dhënë ndonjë kristal apo stoli e bukur, shfrytëzojeni vetëm për momente të veçanta. Trajtojeni mirë këtë dhuratë sepse kur i pranoni mirë gjërat e bukura do të tërhiqni edhe eksperienca tjera të reja.

Akrepi

Akrepi

21.10-20.11

Ju rrezatoni energji pozitive dhe tërhiqni admirues kudo që shkoni. Njerëzit janë përgjegjës ndaj komenteve tuaja që lidhen me art kulturë e deri tek shkenca. Nëse gjithmonë keni dashur ta bëni një blog është koha e duhur. Transmetimi i mendimeve tuaja do të jetë stimulues. Do të mund t’ju çojë drejt një pune që paguhet mirë. Kur përfitoni para duke ndarë opinionet do të ndiheni mirë. Rezistoni idesë të merreni gjithë kohën me mesazhe.

Shigjetari

Shigjetari

21.11-20.12

Ia vlen ta ndiqni mundësinë për të bërë para. Do të keni një element shumë përmbushës në këtë punë. Në vend se të ndiheni sikur po e shisni shpirtin, do të ndjeni se po e ushqeni atë. Dikush që admiron instinktet tuaja humanitare do t’ju ftojë të dilni me të. Në vend se të brengoseni që po humbni lirinë, do të mirëprisni rastin për të rënë në dashuri. Keni partner? Lëreni t’ju përkëdhelë.

Bricjapi

Bricjapi

21.12-20.01

Kërkoni disa favore. Miqtë që kanë vende të mira pune do të ndihen të lumtur t’ju caktojnë intervista apo punë. Në të kaluarën, gjithmonë keni insistuar t’i arrini vetë qëllimet tuaja. Kjo ua ka kufizuar suksesin. Të gjithë duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit. Është pamaturi dhe kotësi të humbni raste. Kurdo që e hapni veten ndaj veprimeve zemërgjera do të krijoni lidhje më të shëndetshme. Të dashurit tuaj do të ndihen krenar që po ua kthejnë të mirat.

Ujori

Ujori

21.01-20.02

Do të ju shpërblehet puna me një artist. Keni tendencë t’i shihni gjërat në mënyrë shumë analitike, derisa ky person ka qasje më emocionale. Asnjëri prej jush nuk po gabon: thjeshtë do të sillni rezultate të ndryshme. E rëndësishme është që të zhvilloni një ide të mirë. Duke besuar në gjykimin e tjetrit, edhe ai do t’i përqafojë metodat tuaja të punës. Më e mira është që do të krijoni një sistem të suksesshëm.

Peshqit

Peshqit

21.02-20.03

Do ta shijoni shumë udhëtimin me një grup. Aftësia juaj për t’u përshtatur me çdo situatë do t’ju shërbejë mirë. Derisa të tjerët vazhdimisht ankohen për gjëra të vogla, ju ecni tutje. Ky qëndrim pozitiv do t’ju bëjë person të preferuar. Mos u befasoni kur të ndiheni të inspiruar të shkoni në një qytet që njihet për diversitet kulturor. Është gjë e mirë për një introvert si ju, të jetojë në një hapësirë të pazakonshme.