Kryegjykatësi në Nepal hiqet nga puna pasi mashtroi me… ditëlindjen!?

Kryegjykatësi në Nepal hiqet nga puna pasi mashtroi me… ditëlindjen!?

15 mars 2018 15:41

Katmandu, 15 mars – Nepali shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Lartë të vendit, Gopal Parajuli pas akuzave se ky i fundit kishte mashtruar me ditëlindjen e tij për të vazhduar punën.

”Parajuli mbushi 65 vjeç disa muaj më parë”, sipas medias lokale.

Parajuli akuzoi median kryesore të vendit për shpërfillje të gjykatës pasi ajo botoi një raport të detajuar lidhur me datën e lindjes së kryegjykatësit, transmeton ATSH raportimin e agjencisë DPA.

Ndërkohë, Deepak Raj Joshee, një nga gjykatësit kryesorë të vendit, emëroi sot Kishor Paudel në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë.

”Ne morëm një letër nga Këshilli Gjyqësor, që vendosi largimin e Parajulit nga ky post”, deklaroi Joshee.

Sipas ligjit nepalez, kryetari i Gjykatës së Lartë duhet të dalë në pension sapo të mbushë 65 vjeç.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme