Pellegrini ngarkohet për krijimin e qeverisë së re të Sllovakisë

Pellegrini ngarkohet për krijimin e qeverisë së re të Sllovakisë

15 mars 2018 15:30

Bratislavë, 15 mars – Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se do t’i besojë krijimin e një qeverie zëvendëskryeministrit, Peter Pellegrini, i afërt me shefin e dorëhequr të qeverisë, Robert Fico.

“I besoj Pellegrinit krijimin e një qeverie të re sapo të marr dorëheqjen e qeverisë aktuale të Ficos”, tha Kiska para gazetarëve në përfundim të një takimi me zëvendëskryeministrin.

Fico dha dje dorëheqjen për shkak të vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, në origjinë të një krize të thellë politike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme