Stoltenberg: NATO nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë

Stoltenberg: NATO nuk dëshiron një Luftë të re të Ftohtë

15 mars 2018 15:25

Bruksel, 15 mars – Qasja e NATO-s ndaj Rusisë, pas rastit të helmimit të ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe, mbetet solide, mbrojtëse dhe proporcionale, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

”Ne nuk dëshirojmë një Luftë të re të Ftohtë dhe as një konkurrencë të armatimeve sepse nuk ekzistojnë fitues, është e kushtueshme, e rrezikshme dhe nuk është në interesin e askujt”, theksoi ai.

“Britania e Madhe nuk e ka kërkuar zbatimin e Nenit 5, të parashikuar në Traktatet e NATO-s për aktivizimin e ndërhyrjes së aleatëve, në të njëjtën kohë Aleanca mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje dhe për të hetuar atë që ndodhi me ish-agjentin rus në Salisbury, por më kryesorja është të reaguarit në mënyrë proporcionale”, theksoi Stoltenberg.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme