Policia italiane arreston lituanezin e dyshuar për terrorizëm, kërkohej nga FBI-ja

Policia italiane arreston lituanezin e dyshuar për terrorizëm, kërkohej nga FBI-ja

15 mars 2018 14:58

Një i dyshuar për terrorizëm u arrestua sot nga policia italiane, pas njoftimit të kësaj të fundit nga Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI).

”I dyshuari 24-vjeçar, qytetar italian me origjinë nga Letonia, u ndalua në Viterbo, 80 kilometra në veriperëndim të Romës”, tha policia në një komunikatë.

Ai u identifikua si autori i një mesazhi përshëndetës në median sociale për sulmin terrorist të tetorit në Nju Jork, ku humbën jetën tetë persona.

Ai u arrestua dhe u akuzua për prodhim dhe posedim lëndësh plasëse, përfshirë një cilindër letre të mbushur me monedha dhe barut.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme