Timori Lindor dhe Australia caktojnë territorin në det

Timori Lindor dhe Australia caktojnë territorin në det

07 mars 2018 17:49

Australia dhe Timori Lindor kanë nënshkruar marrëveshjen historike për kufi në Detin e Timorit. Marrëveshja kështu i jep fund kontestit shumë të vjetër mes fqinjëve rreth së drejtës ndaj detit të pasur me naftë dhe rezerva të gazit, raporton KTV.

Timori Lindor, një prej shteteve më të varfra në botë, tani do ta ketë shumicën e çfarëdo burimeve të ardhshme. Shtetet e nënshkruan marrëveshjen në OKB, pas negociatave në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Timori Lindor ishte pavarësuar nga Indonezia në vitin 2002 dhe nuk kishte marrëveshje për kufi detar me Australinë.

Tani kufiri është caktuar në mes të detit, mes dy shteteve në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtën ndaj detit. Ndonëse Australia donte të shtynte kufirin sa më afër Timorit Lindor, tani ky i fundit do të pranojë 70% të fushës me naftë, e që vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë.

Ministrja e Jashtme australiane, megjithatë ka thënë se vendi i saj është i interesuar për prosperitetin e Timorit Lindor, duke e pranuar marrëveshjen si hap të rëndësishëm. E marrëveshja është fitore e madhe për Timorin Lindor, ekonomia e të cilit mbështetet shumë në gaz e naftë, por gradualisht filloi të mbeste pa burime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme