Tajani refuzon postin e kryeministrit të Italisë, mbetet president i PE

Tajani refuzon postin e kryeministrit të Italisë, mbetet president i PE

07 mars 2018 16:40

Romë, 7 mars – Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi sot se do të vazhdonte të qëndronte në krye të asamblesë së PE-së.

Lideri i “Forza Italia” (FI) Silvio Berlusconi kishte menduar Tajanin si kandidatin kryesor të FI-së nëse qendra e djathtë fitonte zgjedhjet dhe partia do të ishte grupi kryesor në këtë koalicion.

Megjithatë, ndërkohë që qendra e djathtë është koalicioni më i madh në parlamentin e ri, nuk arriti dot maxhorancën e nevojshme për të qeverisur dhe aleati i FI-së, “Lega”, ka dalë forcë kryesore brenda qendrës së djathtë.

“Synoj të vazhdoj të qëndroj presidenti i Parlamentit Europian”, deklaroi Tajani për radio RAI.

“Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në fushatë elektorale. Gjithnjë kam vendosur interesin e Parlamentit Europian para çdo gjëje”, theksoi ai.

“Natyrisht që unë vazhdoj të jem një eurodeputet i zgjedhur nga listat e ‘Forza Italia”, tha Tajani./ /G.S/ a.jor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme