Putini thotë se Perëndimi do të lodhet nga sanksionet

Putini thotë se Perëndimi do të lodhet nga sanksionet

09 shkurt 2018 21:20

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen "së shpejti" nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen.

Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve - një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive, transmeton rel.

"Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale", cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi.

Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t'i fitojë Putin.

Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme