Përmbytet zona fushore e Nënshkodrës, lëvizja e banorëve vetëm me barka

Përmbytet zona fushore e Nënshkodrës, lëvizja e banorëve vetëm me barka

08 mars 2018 22:23

Në zonën fushore të Nënshkodrës edhe sot ka pasur përmbytje.

Sipas Bashkisë së Shkodrës nën ujë janë më shumë se 2 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa nuk ka banesa të përmbytura.

Në fshatin Obot, të Njësisë Administrative “Ana Malit”, lëvizja e banorëve sot bëhet vetëm me varka./VoA

Forcat e ushtrisë vazhdojnë të mbështesin banorët, ndërsa drejtuesit vendor, edhe sot, përsëritën thirrjen për shpalljen e situatës së emergjencës.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme