Britania e Madhe vazhdon përkrahjen për Kosovën

Britania e Madhe vazhdon përkrahjen për Kosovën

08 mars 2018 15:45

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O'Connell, me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe financave.

Hamza ka falënderuar popullin dhe shtetin britanik për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, njofton kumtesa zyrtare.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Ruairi O'Connell shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme