Vuçiq tregon pse nuk po shqyrtohet njohja e Kosovës

Vuçiq tregon pse nuk po shqyrtohet njohja e Kosovës

08 mars 2018 15:18

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Bukuresht ka thënë se Serbia nuk po e shqyrton njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për njohjen e Kosovës ka bërë një kundër pyetje “atëherë çfarë do të ishte kompromisi”.

„Nëse propozimi është që vetëm Serbia ta njohë Kosovën, kjo, në këtë rast do të thotë se shqiptarët fitojnë të gjitha e pyetja ime është se çfarë do të fitonin serbët. Nëse dikush do të më thotë se “manastiret dhe kishat do të mbrohen”, kundër pyetja ime do të ishte “e në rast se jo, a do të digjen ato, apo çfarë”?, citon b92 të ketë thënë ai.

Vuçiq ka theksuar Serbia po bën përpjekje që të arrijë zgjidhje kompromisi, nuk po e shqyrton njohjen, por është hapur për të gjitha çështje tjera që shpien drejt zgjidhjes së këtij problemi të rëndësishëm. Sipas fjalëve të tij, është me shumë rëndësi që të gjendet mënyra si t’i qaset këtij problemi dhe si t’i prezantohet ai opinionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme