Haxhiu: Prishtinasit s’e merituan dorëheqjen tënde, Shpend

Haxhiu: Prishtinasit s’e merituan dorëheqjen tënde, Shpend

07 mars 2018 23:35

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar në facebook për dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosja.

Ajo, ka thënë se Shpendi është bërë kryetar i Prishtinës edhe në mandatin e dytë vetëm si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje .

Ky është postimi i saj:

“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s'e merituan dorëheqjen tënde Shpend!”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Skampa08/03/2018 13:51

O Lumi te shqiptaret logjika nuk gjen vend.

Prizrenasi08/03/2018 13:53

Te gjith te zhyturit e treguan fytyren e tyre, me kujtohet fjala e Milaim zekes kur thojke qe Pdk e ka kriju VV po tash po shiihet se cilet jan ata.

Bani08/03/2018 13:53

E kan meritu edhe mir, bile bile me mujt me hjek edhe prej komune. Kurr ma mir nuk ish kane

Lumi08/03/2018 08:56

Ska faj shpendi...nese eshte i mequm nuk shkon me asnjerin grup. Perndryshe diskreditohet.

Diana Rexhepi08/03/2018 13:55

Qytetaret te Prishtines kane merituar nje kesi profili te Kryetarit te qytetit sikurse eshte Shpend Ahmeti. Kjo eshte deshmuar edhe ne keto kater vite te fundit te mandatit ti zotriut Ahmetit, ne pamje te qytetit, dhe funksionim te sherbimeve komunale ne kryeqytetin e kosoves. Dhe me radhe zotriu Shpend Ahmeti eshte perceptuar si kryetar i qytetit, Prishtines, e jo Pro Primo si aktivist politik i Vetvendosjes. Ketu shifet dhe qendron diferenca, e nderuara zonje Mumxhiu. Shpend Ahmeti eshte deshmi i personit qe eshte ne proces aktiv te vetedijesimit qytetrues si aktit teresisht personal, por me radhe edhe inicues i te njejtit proces, vetedijesimit qytetrues, te tjeret. Koha e politikaneve qe politizojne dhe mshefen pas partive politike dhe ideologjive te zbrasta... si duket eshte ne zbehje te siper. Dhe pikerisht kesi procesi eshte me se i nevojshem per Kosoven, dhe qytetare te Kosoves.

Shto koment

Të ngjashme