Deputeti i BDI-së pret zgjidhje të shpejtë të emrit të Maqedonisë, kritikon VMRO-DPMNE-në

Deputeti i BDI-së pret zgjidhje të shpejtë të emrit të Maqedonisë, kritikon VMRO-DPMNE-në

09 shkurt 2018 22:45

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Artan Grubi po shpreh optimizëm për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit me Greqinë dhe për perspektivën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Grubi kritikoi VMRO-DPMNE-në për pengesat për ligjin e gjuhëve, ndërsa përsa i takon përçarjeve mes partive shqiptare, bëri thirrje për pragmatizëm në strategjitë politike për rritjen e përfaqësimit në parlament.

Grubi ishte në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve./VoA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme