Haradinaj: Përjetësisht mirënjohës senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën

Haradinaj: Përjetësisht mirënjohës senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën

09 shkurt 2018 21:00

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me senatorin Bob Dole, i cili thotë se Kosovës i ka dhënë shpresë e “bëri që të jemi krenarë me të”.

Haradinaj thotë se Dole ishte zë i fuqishëm në Senatin e SHBA-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Një takim i jashtëzakonshëm me mikun që i qëndroi Kosovës pranë në çdo kohë. Senatori Bob Dole, zëri i fuqishëm në Senatin e SHBA-së për Kosovën, kundër shtypjes së popullit të saj dhe përkrahësi më i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ndamë së bashku të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetëshin e pavarësisë dhe biseduam për proceset e përmbylljes së shtetësisë dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai më tutje ka shtuar se, “SHBA-ja është me Kosovën në çdo hap të saj dhe jemi krenarë për miqësinë e përhershme e vlerat e përbashkëta që ndajmë. Përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën dhe na ndihmoi të jemi krenarë me të”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme