Haradinaj takohet me Albright

Haradinaj takohet me Albright

09 shkurt 2018 19:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se është nder i veçantë ta takojë miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

“Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai thotë se Zonja Albright bëri kaq shumë për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë.

“Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë. Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së”, ka përfunduar Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme