Për Daçiqin, Serbia nuk ka konteste bilaterale me Kosovën!

Për Daçiqin, Serbia nuk ka konteste bilaterale me Kosovën!

09 shkurt 2018 13:48

Ministri serb i Punëve i të Jashtme të Serbisë thotë se ndërmjet vendit të tij e Kosovës, thotë se nuk ka konteste bilaterale.

I pyetur çfarë do të thotë për Beogradin marrëveshja detyruese-juridike me Prishtinën dhe se a është kjo njohje e Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo marrëveshje do të thotë se “ne duhet t’i rregullojmë marrëdhëniet tona, se nuk kemi konteste bilaterale me Kosovën”, transmeton Koha.net.

Në vërejtjen se marrëveshja përfshin dy shtete, ai ka thënë për tanjug se “ata mund të mendojnë kështu për të individualisht, por BE si organizatë nuk mund ta konfirmojë këtë qëndrim për shkak se janë pesë vende që nuk kanë njohur Kosovën".

"Nëse dikush mendon se ne tash duhet të pranojmë atë që shqiptarët e kanë bërë njëanshëm, mendoj se kjo nuk është reale", ka thënë ministri serb.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Sami16/02/2018 10:22

Me duket se 116 "njohje" peshon "me teper se 5 mosenjohjet...

Shto koment

Të ngjashme