Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për Istogun

Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për Istogun

27 dhjetor 2017 11:15

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesën e subjektit politik – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e këtij subjekti, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së, transmeton Koha.net.

AAK-ja përmes kësaj ankese pretendon se kishte parregullsi gjatë rivotimit në komunën e Istogut, përderisa ka kërkuar që të anulohet rezultati zgjedhur i shpallur nga KQZ-ja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme