AAK-ja i drejtohet Supremes për interpretim ligjor Foto: Ilustrim

AAK-ja i drejtohet Supremes për interpretim ligjor

25 dhjetor 2017 09:36

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që i ka bërë të premten rreth pretendimeve për parregullsi dhe shkelje Kushtetute gjatë rivotimit për zgjedhje të kryetarit të Istogut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, siç thonë në këtë subjekt ankues, pas refuzimit të dytë të ankesave të AAK-së nga PZAP-i, do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore dhe se Gjykatës Supreme do t’i drejtohen brenda afatit të caktuar. “

Të gjitha mundësitë ligjore do t’i shfrytëzojë AAK-ja dhe do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Supreme dhe AAK-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha format dhe mundësit e lejuara me ligj që drejtësia të vihet në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme