Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij, me fitoren e Haki Rugovës në Istog, ka dalë partia e parë në nivel vendi.
“Jeni dëshmitarë se e konfirmuam fitoren e LDK-së në Istog. Përpos kësaj, ne si LDK kemi dal parti e parë qoftë me vota, me kryetarë të komunave, me vota për asamblistë dhe këtë rezultat ne e adresojmë tek qytetarët. Është votë e qytetarëve për LDK-në”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media nga Istogu, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se në garën për Istogun, që Rugova përball e kishte kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj, “i kemi mundur të gjitha partitë bashkë”.
“Nuk kemi garuar vetëm me AAK-në, por edhe me PDK-në e VV-në. Të gjithë janë bërë bashkë por i kemi mundur. Është fitore shumë e madhe. Neve na vjen keq që qytetarët e Istogut kanë votuar 3 herë. Siç dështoi në Istog, AAK do të dorëzohet edhe tek kauzat e tjera sepse janë të paqëndrueshme”, ka deklaruar Mustafa.
Ndërkaq, kreu i konfirmuar i Istogut, Haki Rugova, tha se me këtë rast u demonstrua një unitet i LDK-së dhe tha se “ishte një luftë kundër nesh”.
“Në këtë garë dhe në këtë luftë isha ndaj të gjithëve. Të gjithë ishin në një thes. I falënderoj qytetarët e Istogut se aty u mbrojt demokracia por edhe kushtetuta. Aty ndodhi një proces i çoroditur zgjedhor nga disa persona që donin ta merrnin pushtetin”, u shpreh kryetari i konfirmuar i Istogut, Haki Rugova.