Fillon numërimi i votave me kusht për Istogun

Fillon numërimi i votave me kusht për Istogun

18 dhjetor 2017 15:11

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Kujtojmë se janë gjithsej 309 vota me kusht dhe nevoja të veçanta dhe 24 me postë. Pra në total, janë 333 vota duke u numëruar, raporton KTV.

Kandidati i LDK-së Haki Rugova, ka marrë 9 mijë 901 vota, ndërsa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, 9 mijë 826 vota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme