Zyrtarisht Haki Rugova prin në Istog

Zyrtarisht Haki Rugova prin në Istog

18 dhjetor 2017 12:10

Ka ndryshuar zyrtarisht rezultati për kryetar të Komunës së Istogut.

Tani, Haki Rugova është duke udhëhequr në garën për kryetar të Komunës së Istogut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për KTV-në se nga rezultatet e verifikuara të rivotimit në Istog, kandidati i LDK-së Haki Rugova, prin 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj.

Edhe mbrëmë Koha.net ka raportuar se burime brenda KQZ-së, tregojnë se janë bërë gabime në administrim të rezultateve.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj, ka thënë se numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë do të nisë sot rreth orës 15:00.

Janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë. Kandidati i LDK-së Haki Rugova, ka marrë 9 mijë 901 vota, ndërsa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, 9 mijë 826 vota.

Për shkak të dallimit të ngushtë në vota, numërimi i këtyre votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Istogut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme