Flet Dreshaj pas publikimit të rezultateve preliminare

Flet Dreshaj pas publikimit të rezultateve preliminare

17 dhjetor 2017 21:01

Pas publikimit të rezultateve preliminare të rivotimit për kryetar të Istogut, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka dalë para simpatizantëve të shumtë të mbledhur në selinë e kësaj partie në Istog.

Dreshaj tha se edhe çdo javë të ketë zgjedhje do ta mund Haki Rugovën ndërsa bëri thirrje për të gjithë simpatizantët e tij që mos të bien pre e provokimeve të ndryshme nga tabori i LDK-së, përcjell kp.

Ai tha se sot po vjen një Istog i ri ndërsa akuzoi LDK-së se kanë vjedh vota dhe janë munduar të blejnë vota dhe të mashtrojnë madje edhe Policinë.

“Ndërrimi i policisë ka qenë shumë e qëlluar. E falënderoj shtetin që e kanë bërë një gjë të tillë e kam ditë që kanë ba gjithçka janë në gjendje që me shti konflikt. Sot e keni një liri si arsimtari i komunës si të vendos KQZ prej sotit jam i qytetarëve të Istogut kërkoj që qytetarët të ndjejnë veten të lirë. Ky ka me mbet bastion i LDK-së i Ibrahim Rugovës veç është ndërruar kryetari me një udhëheqësi të keqe”, tha Dreshaj.

Ndryshe Gani Dreshaj ka dal me 52 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja Haki Rugova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme