Numërohen 100 për qind të votave, Dreshaj i pari

Numërohen 100 për qind të votave, Dreshaj i pari

17 dhjetor 2017 20:18

Gani Dreshaj i AAK-së ka fituar zgjedhjet lokale në Istog, pas numërimit të 100 për qind të votave.

Pas numërimit të 100 për qind të votave, Dreshaj ka arritur të marrë në fund 50.1 për qind të votave, ndërsa kryetari aktual mbetet me 49.9 për qind të votave. Dreshaj ka marrë 52 vota më shumë se kundërkandidati i tij. Kandidati i AAK-së ka marrë 10241 vota, ndërsa Rugova 10189 vota.

Fituesi do të bëhet i ditur pas numërimit të votave me kusht dhe me postë.

Rivotimi në këtë komunë është bërë pasi Gjykata Supreme kishte vërtetuar ankesën e LDK-së se kishte pasur manipulim të votave me postë, vota këto që ishin për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme