Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin blerje votash në Istog

Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin blerje votash në Istog

17 dhjetor 2017 14:47

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Polici një person për ta marr në pyetje për të cilin është raportuar se i ka dhënë para një personi tjetër për të votuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tha për KP se kanë marr informatën se në oborrin e shkollës “Haxhi Zeka” se një person i ka dhënë para dikujt tjetër.

“I njëjti është shoqëruar për në Polici dhe për të gjitha detajet do të dilet me një informacion të plotë”, tha Ibra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme