KQZ: Janë hapur të gjitha vendvotimet në Istog

KQZ: Janë hapur të gjitha vendvotimet në Istog

17 dhjetor 2017 08:14

Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media për raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen sot në Istog.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur me kohë, transmeton Koha.net.

“Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 vendvotime sa janë gjithsej. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.

Ai ka konfirmuar se konferenca e radhës do të mbahet në ora 11:30.

Përndryshe sot në Istog me të drejtë vote janë 49.150 qytetarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme