Gjini merr zyrtarisht mandatin e kryetarit të Gjakovës

Gjini merr zyrtarisht mandatin e kryetarit të Gjakovës

11 dhjetor 2017 12:00

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot zyrtarisht ka e marrë mandatin për të qeverisur në katër vitet e ardhshme me këtë komunë.

Sipas protokollit, pranim – dorëzimi i detyrës është bërë nga nënkryetari i deritashëm i komunës Armend Vokshi. Me këtë rast ceremonial, nga nënkryetari në largim Armend Vokshi janë përcjellë urimet dhe besimi për kryetarin e ri të komunës, duke dëshiruar që programet, planet dhe strategjitë e tija të realizohen, sepse kjo është në dobi të vet qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Nga nënkryetari i deritanishëm, Armend Vokshi, është bërë edhe dorëzimi i raporteve të punës së deritashme të komunës dhe të drejtorive komunale, ku janë të prezantuara të dhënat e projekteve të realizuara, ato që janë në implementim e sipër si dhe ato që janë paraparë të nisin.

Ndërkaq, kryetari i ri, Ardian Gjini, ka falënderuar për punën e realizuar dhe të arritur në katër vitet e shkuara dhe me marrjen e detyrës është shprehur se caqet e tij për katër vitet e ardhshme janë caqe jo personale por caqe në favor të qytetarëve, e kjo sipas tij do të arrihet me ritme pune sistematike, me projekte si dhe me kapacitete të reja.

Kryetari Gjini ka bërë të ditur se me datë 18 dhjetor ka ftuar mbledhjen konstituive të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, ku ai si kryetar, si dhe këshilltarët e rijnë të zgjedhur komunal do të bëjnë betimin, e ndërkohë do të bëhet e ditur edhe përbërja e re e qeverisë komunale.

Ardian Gjini mori mandatin e kryetarit të komunës së Gjakovës pas fitores në balotazh ndaj kundër kandidates Mimoza Kusari-Lila, e cila ka qeverisur në mandatin e fundit me komunën e Gjakovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme