Nesër nis fushata zgjedhore në Istog

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog

10 dhjetor 2017 20:26

Nesër në Komunën e Istogut nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do tu drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së Haki Rugova.

Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme