KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit me postë në rivotimin në Istog Foto: Ilustrim

KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit me postë në rivotimin në Istog

03 dhjetor 2017 09:40

Në pajtim me autorizimet e dhëna në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nr. ZL.A.nr. 1114/2017, si dhe me vendimin e Gjykatës Supreme AA. Nr. 55/2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur me datën 02.12.2017, ka nxjerrë Vendim për Miratimin e Procedurës për Verifikimin dhe Konfirmimin e Votuesve jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Përsëritura për Raundin e Dytë për Kryetar Komune në Istog, të cilat do të mbahen me datën 17.12.2017.

Votuesit e regjistruar suksesshëm për votim përmes postës për komunën e Istogut, të cilët kanë aplikuar për regjistrim prej datës 16 korrik deri me datën 23 gusht 2017, sipas KQZ-së, duhet të dërgojnë dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin e telefonit kontaktues.

“Pas kësaj, këta votues do të kontaktohen për verifikim, me qëllim që të vërtetohet se a janë votues që kanë aplikuar suksesshëm dhe personalisht nga jashtë Kosovës”, thotë KQZ.

Votuesit jashtë Kosovës, që janë regjistruar suksesshëm për komunën e Istogut, të cilët nuk do të sjellin dëshmi zyrtare shtesë për adresën dhe numrin kontaktues të telefonit përgjatë datave 02.12.2017 deri më 06.12.2017, KQZ thotë se do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, në qendrat e votimit sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.

Periudha e verifikimi dhe konfirmimit të votuesve jashtë Kosovës ka filluar me datë 2 dhjetor dhe do të përfundojë me datën 6 dhjetor 2017.

Vërtetimi apo dëshmi zyrtare mbi adresën tuaj, që vërteton se jetoni jashtë Kosovës, në shtetet përkatëse dhe numrin kontaktues të telefonit, ju mund ta dërgoni në adresat elektronike të skanuara, në email-at: ovpp@kqz-ks.org, ogpp@kqz-ks.org, dhe vjk.2017@kqz-ks.org.

Gjithashtu, dëshminë zyrtare të adresës ku jetoni jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues mund të na dërgoni edhe përmes postës, në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës) dhe Përmes fax-it, në numrin: +381 (038) 213 200.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme