Sot caktohet data e rivotimit në Istog

Sot caktohet data e rivotimit në Istog

02 dhjetor 2017 10:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, ku do të vendosët për caktimin e datës së rivotimit për zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të Komunës së Istogut.

Mbledhjen do ta hap kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Gjithashtu, do të diskutohet edhe për Këshillin për Operacione Zgjedhore.

PZAP ka vendosur që ta çojë në rinumërim Istogun, për shkak të dyshimeve për manipulim me vota. Në garë janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së. Të dy partitë u ankuan ndaj vendimit të PZAP-së, por Supremja vendosi në favor të vendimit të saj, për të bërë që përfundimisht istogasit t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit, për të katërtën herë këtë vit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme