Zgjedhjet lokale

Istogu në rivotim, Supremja refuzon ankesat e LDK-së dhe AAK-së

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të paraqitura kundër vendimit të PZAP-së për Istog, raporton KTV.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në njoftim.