PDK-ja pretendon se ka pasur manipulime në Prizren

PDK-ja pretendon se ka pasur manipulime në Prizren

30 nëntor 2017 11:55

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur disa pamje për të cilat pretendon se janë prova që ka pasur manipulim të votimit në Komunën e Prizrenit.

Në një konferencë për media, Blerand Stavileci tha se në PDK vazhdojnë të këmbëngulin se ka pasur manipulime në Prizren, ku sipas tij është deformuar vullneti i qytetarëve.

Stavileci thotë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, për t’i denoncuar këto raste, dhe se një kërkesë të tillë do ta bëjnë edhe në PZAP.

Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren se në mënyre abuzive ka manipuluar me votën e qytetarëve, përmes metodës së ashtuquajtur ‘treni bullgar’.

“Edhe në kuadër të këtij fenomeni të ashtuquajtur ‘Treni bullgar’ në bazë të këtyre provave që do ti paraqesim kemi të bëjmë me veprime me bazë të madhe të dyshimit, ku shihen persona që në mënyrë të paligjshme kryejnë veprime të votimit dhe e gjithë kjo e vërteton të gjithë atë që ne po këmbëngulim”, tha Stavileci.

Për fenomenin e “Trenit bullgar” ka folur anëtari i PDK-së në KQZ Betim Gjoshi, I cili tha se nga të dhënat e vëzhguesve dhe komisionarëve të PDK-së në Prizren, janë shtuar faktet se në këtë komunë ka pasur manipulim të procesit zgjedhor.

“Gjatë numërimit të votave me kusht kanë munguar tri fletëvotime ne zarfet e fshehtësisë. Këto vendvotime dhe këto zarfe vijnë nga shumë qendra të Prizrenit, dhe janë të organizuar në dëngje ku shihet saktë se dy nga formularët të cilat mund ti shihni edhe në faqet e KQZ-së që në formularin CB120/04 mungojnë dy fletëvotime dhe CB120/01 mungon një fletëvotim. Do të thotë që këto janë përdorur për fenomenin tren bullgar, dikush i ka nxjerr nga vendvotimi dh këto fletëvotime I ka përdorur në mënyrë zingjirore me mijëra herë për të arritur deri të ndryshimi i vullnetit të qytetarëve”, tha Gjoshi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme