AAK dorëzon sot në Supreme rastin e Istogut

AAK dorëzon sot në Supreme rastin e Istogut

30 nëntor 2017 11:11

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme vendimin e PZAP-it, i cili ka vendosur që komuna e Istogut të shkojë në rivotim.

Sekretari i AAK-së Valon Tolaj konfirmoi për KosovaPress se sot do të dorëzohet ankesa e tyre ndaj vendimit të PZAP-it.

Sipas tij ankesa e AAK-së është e bazuar në argumente se vendimi për rivotim në Istog është e pabazuar.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar ankesën e LDK-së sipas së cilës ka pasur manipulime të votës me postë për komunën e Istogut.

Në këtë komunë pas numërimit të votave me postë dhe me kusht është përmbysur rezultati i zgjedhjeve të raundit të dytë, ku kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka dalë para kandidatit të LDK-së Haki Rugova.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme