AAK-ja me numrin më të madh të këshilltarëve komunalë

AAK-ja me numrin më të madh të këshilltarëve komunalë

29 nëntor 2017 09:11

Rinumërimi nga Qendra e Numërimit dhe të Rezultateve i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme të Kosovës nga zgjedhjet për KK-të në Rrafshin e Dukagjinit ka sjellë vetëm 4 ndryshime në listën e kandidatëve për këshilltarë brenda subjekteve politike, që kishin siguruar vende në kuvendet komunale.

Dy prej tyre brenda AAK-së. Njëra në Pejë e tjetra në Deçan. Dhe nga një ndryshim në listën e këshilltarëve të LDK-së dhe PDK-së në Istog. Këto rinumërime nuk kanë sjellë ndryshime në numrin e vendeve të fituara nga subjektet në KK të Pejës, Gjakovës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut, të cilat kanë mbetur të njëjta ashtu siç kanë qenë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për KK-të nga KQZ-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Në 6 komuna, sikur edhe mandatin e kaluar, edhe në legjislacionin e ri, AAK-ja sërish do ta ketë numrin më të madh të këshilltarëve në kuvendet komunale.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme