Abrashi: Mos-rinumërimi cenon të drejtën e votuesve, vota e të cilëve duket se është manipuluar

Abrashi: Mos-rinumërimi cenon të drejtën e votuesve, vota e të cilëve duket se është manipuluar

27 nëntor 2017 20:55

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, insiston që të bëhet rinumërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve lokale të këtij viti.

Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përderisa janë në pritje të rezultateve përfundimtare nga KQZ, rinumërimi nuk do të cenonte të drejtën e askujt, ndërsa siç tha ai, “moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar”.

Ky është postimi i Abrashit:

Qytetarë të dashur të Prishtinës,

Ne jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, megjithatë, unë dua t'iu falenderoj nga zemra të gjithë ju 41879 votues për mbështetjen tuaj, juve që besuat në vizionin dhe programin tim për Prishtinën qytet të zhvilluar.

Unë dhe ju, së bashku, insistojmë që rinumërimi të ndodh sepse ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtarë të këtij procesi. Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar.

Rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë, nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush. Prandaj në jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimi si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës!

Faleminderit, jemi bashkë

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme