PDK-ja në Prizren insiston në rinumërim

PDK-ja në Prizren insiston në rinumërim

26 nëntor 2017 17:28

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, përmes një reagimi për media thotë se pas numërimit të votave me kusht, rezultati i votimeve me kusht është tregues i qartë i vullnetit të popullit, si në Prizren, Prishtinë, Dragash dhe Rahovec, dhe ky vullnet i tyre asesi nuk mund të anashkalohet.

Sipas PDK-së, “në të gjitha këto qytete, fituesit e zgjedhjeve kanë triumfuar edhe në votat me kusht dhe ky është një parametër që triumfuesi në Prizren është PDK-ja dhe jo manipulatorët e keqpërdoruesit”.

“PDK në Prizren, fton organet kompetente që të hapin të gjitha kutitë dhe të rinumërohen votat, në Prizren, për hir të transparencës para qytetarëve dhe mediave, meqë është e vetmja formë e cila qetëson të gjithë ata demokratë dhe demokrate të Prizrenit, ku çdo votë e tyre është e shenjtë dhe garantuesja e vetme e stabilitetit të jetës normale në qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagim.

PDK thotë tutje se kërkesa e saj është që të rinumërohen votat e të gjithë qytetarëve, “duke qenë ky një mekanizëm për të paraqitur vullnetin e të gjithë qytetarëve të Prizrenit e jo të mbizotëroj mashtrimi dhe deformimi i vullnetit të popullit nga LVV-ja. Vetëm rinumërimi do ta tregonte shprehjen e vullnetit të qytetarëve të Prizrenit dhe do ta legjitimonte kryetarin e ardhshëm të Prizrenit”.

“PDK, do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe demokratike, për të quar në vend verdiktin e qytetarëve të Prizrenit, duke mos hequr dorë në zbardhjen e parregullsive dhe keqpërdorimeve që janë bërë në Qendrat e Votimit, nga lëvizja terroriste dhe partnerët e koalicionit terrorist, në ditën e zgjedhjeve, më 19 nëntor, për të cilat ka fakte dhe argumente të qarta”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim Krasniqi27/11/2017 11:16

Heren e pare pas vitit te kinese shpetimit,pra 1999,perkatesisht prej 1989 qe kur pushtetin e mori Serbija,e qe pas luftes u vazhdua te udhehiqet nga klyshet e UDB-se deri me sot,pra deri me sot heren e pare Prizreni do te udhehiqet nga nje shqiptar,qytetar i ndershem i ketij vendi,Mytaher Haskuka i cili rrjell prej nje familje patriotike,e ndershme,te respektuar nga te gjithe qytetaret e Prizrenit dhe me gjere.URIME.

Franci27/11/2017 11:17

Kete e quaj sjellje e humbesit te keq. As me hupe me nder nuk mujne.

Shto koment

Të ngjashme